Vllaznia arrin marrëveshjen me sponsorin e ri, kuqeblutë prezantojnë fanellat e reja për sezonin 2022/23

Në ambientet e “Loro Boriçit“ është mbajtur pasditen e sotme një konferencë e klubit të Vllaznisë. Arsyeja ka qenë prezantimi sponsporit të ri të përgjithshëm. Klubi shkodran ka arritur një marrëveshje me “Hospital One” për të qenë sponsori i Vllaznisë për sezonin e ri 2022/23.

Gjithashtu fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë prezantuar edhe fanellat që do të përdoren në edicionin e ri futbollistik. Sigurisht që uniforma e parë mban ngjyrat simbol të skuadrës, ato kuqeblu, ndërsa e dyta është zgjedhur të jetë e bardhë. Në pjesën e përparme është shënuar dhe emri i sponsorit të ri, “Hospital One“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

May be an image of 4 people and text that says "K.F. VLLAZNIA 1919 INTERSIC INTERPIC INTERSIC INTERSIC INTERSIG Hospita! One Hospital One Hospital One Hospital pital One SEZONI 2022-23 LAZNIA KF Vllaznia Û yrtare a _zyrtare www.vllaznia.al"

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *