VIDEO/ Asllani kthehet në sulmues te Interi, talenti shqiptar shënon golin e dytë kundër Monakos dhe gjithë stadiumi thërret emrin e tij

Kristjan Asllani po kalon një formë të jashtëzakonshme te Interi. Mesfushori shqiptar po i tregon Inzagit se dëshiron të jetë protagonist në ekipin e tij për sezonin e ardhshëm. 20-vjeçari është shndërruar në një sulmues te zikaltrit, teksa sot ka shënuar edhe golin e tij të dytë me nënkampionët e Italisë.

Lukaku godet portën dhe topi kthehet pas, atje ku gjendet Asllani, i cili shënjestron menjëherë portën dhe e dërgon topin në rrjetë. Kaq mjafton për të elektrizuar tifozët, të cilët nisin të thërrasin të gjithë emrin e tij. Goli i Asllanit në minutën e 59 e dërgon miqësoren ndaj Monakos në rezultatin 2-2. Ndërkohë mbeten ende minuta për t‘u luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online