Vlerësimi më i madh për prodhimin e Tiranës, Legia e Varshavë nxjerr Ernest Muçin mes 4 lojtarëve të huaj më të mirë të vitit

Tirana duhet të krenohet me prodhimin e saj, Ernest Mucin. Ky futbollist ka kualitet të jashtëzakonshëm dhe kulmi i këtij sezoni për të ishin tre golat e shënuara kundër Aston Villa, që e kthyen në hero në Varshavë.

Në fundin e vitit, Muçi ndien vlerësimin për gjithë punën e bërë dhe kontributin e dhënë për Legian. Këta të fundit e kanë nxjerrë Ernestin në një sondazh, mes katër lojtarëve më të mirë të huaj të vitit. Tashmë mbetet të shihet se kush do të fitojë, por në rrjetet sociale, Josue ka diferencë të madhe karshi Muçit që e ndjek në vendin e dytë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *