Qazim Laçi ka ndihmuar ditën e djeshme ekipin e tij të Ajaccio në ndeshjen e fituar me rezultatin 2-0 ndaj Valenciennes-it. Goli i parë erdhi nga këmbët e talentit shqiptar si rrjedhojë e një skeme të ekzekutuar në mënyrë të sukseshme nga goditja e këndit.
Por përveç kësaj nuk ka munguar edhe loja cilësore dhe fantazia e mesfushorit në fushë. Një nivel mjaft të lartë ka shfaqur edhe në fazën mbrojtëse ku ka rikuperuar shumë topa për eipin e tij. Kjo ka sjellë edhe përfshirjen e tij në formacionin më të mirë të javës, ku plot 9 rikuerime të topit mbajnë emrin e tij.
Një vlerësim i asaj që shqiptari ka dhënë gjatë lojës, duke shpërblyer mundin e tij dhe duke i dhënë një shtysë më tepër për të vazhduar me këto hapa, në mënyrë që të ndihmojë sa më shumë klubin e tii në objektivin e kalimit në elitën franceze./Sport Ekspres/