Berat Gjimshiti po vazhdon që të bëjë paraqitje të nivelit më të lartë te Atalanta dhe pa e ndalur kulmin e karrierës së tij. Pas arritjeve në sezonin e shkuar në “Champions League” dhe Seria A, mbrojtësi shqiptar po mban ritmin edhe në këtë sezon të ri.
Futbollisti i Kombëtares rezultoi si “mbreti i ajrit” në Itali pasi ishte njeriu që kishte fituar më tepër duele. Ndërkohë CIES, faqja e cila i kushtohet vetëm statistikave dhe analizave, ka bërë një tjetër vlerësim për futbollistët në 35 kampionatet më të rëndësishme në Europë për paraqitjet e futbollistëve deri në datën 7 dhjetor.
Berat Gjimshiti renditet në vendin e dytë si mbrojtësi më i mirë në Europë pas Gernot Trauner të LASK Linz. Në bazë të kësaj analize është ndikimi që ka lojtari në fazën mbrojtëse dhe më e rëndësishmja, “ashpërsia” e tij, për parandalimin e mundësive të kundërshtarit duke u futur në duele të ashpra.
Atje rezulton se Berat Gjimshiti ka më tepër saktësi duke lënë pas të gjithë të tjerët, përveç Gernot Trauner. Ndërkohë sa i përket sulmuesve, lojtarët që janë më produktiv për të rrezikuar portën kundërshtare janë Zlatan Ibrahimoviç dhe Robert Levandovski. /Sport Ekspres/