Mirlind Daku është një prej prurjeve të reja të Silvinjos te Shqipëria. Aktualisht ky sulmues është pjesë e Rubin Kazan në Rusi, ndërsa më herët ka luajtur me Mura në Slloveni. Një vlerësim i madh ka ardhur për Dakun nga këta të fundit.
Nëpërmjet një postimi, Mura tregon se para dy vitesh Daku nënshkroi për këtë skuadër. Por kjo nuk është e gjitha, në përshkrimin e postimit në Facebook thuhet: ‘Një nga sulmuesit më të mirë në historinë tonë”. Në 53 ndeshje, Daku arriti që të shënonte 27 gola dhe të jepte 7 asist”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/