Shembull për futbollin! Kombëtarja e tij ngeli pa finale nga modestët e Jordanisë, Son Heung Min nuk justifikohet: Ata luftuan deri në fund si luanë, e merituan

Kombëtarja e Koresë së Jugut u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Azisë pasi u mposht dje nga Jordania me rezultat 2-0. Në qendër të vëmendjes pas ndeshjes ishte Son Heung-min, i cili ka dhënë një leksion për botën e futbollit me deklaratën e djeshme. Son nuk kërkoi justifikime për humbjen dhe nuk foli keq për kundërshtarin, por përkundrazi vlerësoi Kombëtaren e Jordanisë.

“Jam shumë i zhgënjyer me këtë rezultat. Jordania po luan një turne vërtet të mrekullueshëm dhe ata e merituan këtë. Ata luftuan deri në fund si luanë… Urime të mëdha për Jordanin dhe i uroj gjithë të mirat në finale. Nuk kam asgjë të pendohem sepse dhashë gjithçka që kam nga vetja, po jua them sinqerisht”, tha Son. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online