Vlen më shumë kur nuk ishte favorite! I gjithë rivali i Tiranës kushton sa Taulant Seferi, diferenca të mëdha

Fatmirësisht për kampionët e Superiores, shorti i Champions League ishte i lehtë në letër. Tirana ishte në grupin e ekipeve jo favorite dhe do të përballej me skuadrat më të forta.

Në mesin e pesë ekipeve të nivelit Ferencvaros dhe Cluj, gjendej një shpëtim, Dudelange. Shorti i rezervoi bardhebluve pikërisht kampionët e Luksemburgut.

Kjo skuadër ka një vlerë totale prej 2.3 milionë eurosh në transfermarkt, ndërsa vlera e kartonit të Taulant Seferit i vendosur nga Halili është 1.5 milionë euro. Pra kemi thuajse një barazim të vlerës të gjithë ekipit kundërshtar me një lojtar, ndërsa Tirana vlen në total 6.3 milionë euro sipas Transfermarkt. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *