Vjen shansi i shumëpritur për Armando Brojën, media pranë Chelsea-t e projekton titullar sot në mbrëmje

Chelsea do të ndeshet mbrëmjen e sotme kundër Brentfordit. Kalendari sa vjen e bëhet më i ngjeshur dhe Graham Potter duhet të shohë seriozisht idenë e rotacionit për një pjesë të formacionit. Aubameyang e ka justifikuar praninë e tij në 11-she me golat e shënuar, por duke parë që ndeshjet po luhen në pak ditë dhe moshën e tij mbi 30-vjeçare, trajneri i Chelsea-t mund ta ulë në stol përballë Brentfordit.

Sipas parashikimeve të bera nga tre gazetarë për median pranë Chelsea-t, “Football.london”, Armando Broja shihet si personi që do të prijë sulmin këtë mbrëmje. Bobby Vincent, Daniel Childs dhe Scott Trotter e vendosin lojtarin shqiptar titullar ndaj Brentfordit. Me sa duket momenti i shumëpritur për të ka mbërritur./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online