Vjen rikthimi pas dëmtimit të gjatë, Mërgim Asani kthehet për të treguar forcën ndaj Horvatic

Mërgim Asani është rikthyer pas një kohe të gjatë pushimi për shkak të një dëmtimi që e ka penalizuar disi, por këtë herë më i fortë se kurrë. Ish-kikboksieri shqiptar do të ndeshet përballë kroatit Antonio Horvatic, në ditën e dielë në ndeshjen që vlen për “box profi”.

Flasim për një “luftëtar” të ri me shumë prespektivë, që ka qenë për dy vite radhazi sportisti i vitit në Austri. Madje duke dalë edhe kampion në këtë vend sa i përket sportit të kikboksit. Në arenën luftarake shqiptarë janë shquar gjithmonë për duelet e fituara dhe këtë herë nuk pritet të zhgënjejë as Asani. Nën zotërimin e agjensisë “Dalipi boxing management”, pritet një rikthim me fitore për sportistin e lindur në Shkup, por që jeton dhe po zhvillon karrierën e tij në Wien të Austrisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *