Pas nëntë ditësh në Katar do të nisë Botërori. Prezenca e disa lojtarëve është ende e diskutueshme, e njëri prej tyre është Sadio Mane, për shkak të të cilit klubi dhe Kombëtarja e tij tani janë në konflikt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Sadio Mane do të mungojë në Botëror për shkak të dëmtimit.
Është e qartë se do të ishte një goditje e madhe për Kombëtaren e Senegalit duke pasur parasysh që Mane është shtylla kryesore. Trajneri i kampionëve të Afrikës nuk ka dashur t’i lërë asgjë rastësisë, ndaj ka përfshirë Manen në listën e udhëtarëve drejt Katarit, duke shpresuar edhe te shërimi me magji.
Megjithatë, kjo nuk e pëlqen të gjithëve, sidomos drejtuesve të Bayernit, dhe tashmë trajneri Julian Nagelsmann ka folur me zë të lartë dhe qartë për këtë. “Brenda dhjetë ditësh do ta rivlerësojmë, do të shohim se si është zhvilluar situata e Manes dhe më pas do të vendosim se çfarë të bëjmë më pas.
Natyrisht, senegalezët janë shumë të etur për ta parë atë të luajë, por ne do të duhet të presim dhe të shohim se si është gjendja e tij mjekësore. Nëse nuk mund të luajë, nuk do të luajë, pavarësisht se çfarë do Federata. Këto janë situata që shkojnë përtej anës sportive”, tha Nagelsmann. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/