Sezoni plot halle i Milanit ka pasur një mister të madh, Andre Silvën. Sulmuesi portugez u ble me bujë verën e shkuar, për 38 milionë euro nga Porto, por në Milano ka shënuar 6 gola në Europa League dhe asnjë në Serinë A.
Ka luajtur shumë pak në kampionat, askush nuk e di pse, ndërsa tani Milani mendon seriozisht ta shesë.
Suonsi në Premier Ligë ka gati 36 milionë euro dhe pret një përgjigje urgjente nga Milani, sepse i duhet patjetër sulmues, duke parë situatën dramatike në fundin e renditjes dhe mungesen e golave.
Dilema e Milanit është e qartë: të besojë te investimi madhor, apo ta shesë sa më shpejt, edhe pse në aspektin e imazhit dhe të humbiste shumë?