Kukësi do të përballet kundër Skënderbeut mbrëmjen e sotme, ku do të kërkojë me patjetër fitoren. Këtë e konfirmon edhe vetë presidenti Gjici, i cili në një prononcim për “Gol pas goli” në “Supersport” tregon se ka motivuar përpara takimit lojtarët për të marrë 3 pikët sot. Sipas tij Kukësi ka merituar më tepër, ndërsa zbulon se Shkurtaj do të largohet në përfundim të sezonit.
“Vjen me vonesë Takas se s’ka interes për ndeshjen. Ne kemi interes për ta fituar ndeshjen prandaj kemi ardhur më para. Ne na duhet të fitojmë këto dy ndeshje. Mirë do ishte të mos prishnim atë renditjen e këtyre viteve ku kemi qenë në vend të parë ose të dytë. Natyrisht që do luanim deri në fund, pavarësisht se ekipi ishte pak i tronditur nga humbjet e fundit, sigurisht ajo në Kupë idhte pak e rëndë. I dhashë pak besim, një farë shprese, sepse futbolli kështu është.
Ekipi i Kukësit ka merituar më shumë, për hir të së vërtetës. Nuk e them vetëm unë, këtë e thonë gjithë ekspertët dhe analistët. Këto analiza do i bëjmë në fund dhe nxjerrim konkluzionet tona ku gabuam. Ndoshta me stadiumin tonë do të kishim qenë ne në vend të parë. Patjetër që klubi i ka bërë punët e veta. Me sa di unë kanë gjetur disa lojtarë. Shkurtaj nuk do të qendrojë. Edhe dy ndeshje ka dhe i përfundon kontrata me ne”, ka thënë Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/