Vjen goditja e Napolit të Ançelotit, paguhet klauzola e talentit spanjoll!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Fabian Ruiz te Napoli. Gjithçka e kryer. Betisi ka lajmëruar shitjen e mesfushorit të datëlindjes 1996, pasi axurrët kanë paguar klauzolën prej 30 milionë eurosh. Shkëmbim dokumentesh mes dy klubeve, kalimi i fundit përpara transferimit të parave në arkat e klubit spanjoll. E gjitha pasi Marek Hamsik është një hap larg Kinës, pasi vendimin ia ka komunikuar edhe presidentit De Laurentis, teksa pritet edhe transferimi i Zhorzhinjos te Mançester Siti i Guardiolës. Sakaq, Ruiz, që u dallua sezonin e shkuar në La Liga, do të firmosë për pesë vjet me 2,4 mln euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *