Vjen gjoba e radhës për Flamurtarin, Egnatias i mbyllet stadiumi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar sot vendimet në lidhje me ngjarjet e fundjavës në Superiore dhe kategoritë e ulëta.

Tashmë është bërë rutinë: Flamurtari gjobitet me 100.000 lekë, “për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese kundër zyrtarit të ndeshjes”.

Edhe Kukësi është gjobitur, “për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës”, ndërsa Besa është gjobitur me 50.000 lekë.

Egnatias i është mbyllur stadiumi për një ndeshje, “për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur gurë brenda rrethimit të fushës së lojës”, ndërsa Sopoti është përjashtuar nga kupa për sezonin e ardhshëm, pasi nuk u paraqit ndaj Laçit në kthimin e turit të parë. Masë qesharake, duke parë se Sopoti nuk do të ishte gjithsesi pjesë e kupës sezonin e ardhshëm, duke qenë në Kategorinë e Dytë dhe tërësisht i shpërbërë, por më shumë se kaq nuk parashikohet në rregullore, edhe për faktin se gjoba do të ishte një goditje e rëndë për një klub aq të varfër.

VENDIMET

1.KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 100.000 Lekë Gjobë.

2.KF “Sopoti”, për braktisje të ndeshjes kundër Lacit e vlefshme për “Kupën e Shqipërisë” Turi 1/16, duke mos u paraqitur në stadium, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe mospjesëmarrje në garë për sezonin pasardhës.

3.“Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese kundër zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

4.Zyrtari i KF “KamzA”, Albert Bano, për protestë me fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.KF “Besa”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 50.000 Lekë Gjobë. Në aplikim të Nenit 136 /a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6.KF “Egnatia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur gurë brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.

7.Lojtari i KF “Korabi”, Mishel Kita, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF “Shkumbini”, S.Hasanaj, për sjellje ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i  KF “Iliria”, Anton Lleshi, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.KF “Oriku”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me 50.000 Lekë Gjobë. Në aplikim të Nenit 136 /a) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

11.Zyrtari i “Sopoti”, Besnik Çota, për protestë me fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.Rrëzimin e kërkesës së lojtarëve të “Laci” U17, Gentjan Blini, Elton Stafa, Ronaldo Gjinaj si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

13.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Erzeni”, Denis Troplini, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 1 (një) ndeshje. Në bazë të nenit 33/4 të KDS, lojtari Denis Troplini vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

14.Rrëzimin e kërkesës së lojtares së “Tirana AS”, Anela Vishkulli si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

15.Rrëzimin e kërkesës së KF “Minatori” lidhur me pezullimin e lojtarit Denis Mema, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *