Vjedhja e Beogradit! Hodhi shiritin e kapitenit në tokë, Kristiano Ronaldo: Po dëmtohej një komb i tërë

Skena të pabesueshme kanë ndodhur në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 2-2, por Kristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e tij ndihet e vjedhur në Beograd. Në minutën e 93, sulmuesi i Juventusit do të realizonte golin e fitores pasi topi kaloi vijën.

Por në të njëjtin mendim nuk ishte arbitri dhe anësori, duke mos e llogaritur golin në favor të Portugalisë. Menjëherë Ronaldo do të dilte nga fusha e lojës i nervozuar, duke hedhur edhe shirtin e kapitenit në tokë. Kjo sjellje mund të sillte edhe disa kritika nga tifozët e Portugalisë, por futbollisti ka shpjeguar gjithçka nëpërmjet një reagimi në “Facebook” për “vjedhjen e Beogradit”.

“Të jem kapiten i Kombëtares së Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime. Unë jap dhe gjithmonë do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por ka momente të vështira për t’i bërë ballë, veçanërisht kur ndihemi sikur një komb i tërë po dëmtohet. Kokën lart dhe përballemi me sfidën e radhës! Jepi Portugali!”, shkruan Kristiano Ronaldo./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online