Viti i ri nis me malore për Tiranën! Nga klasikja në derbi, bardheblutë i pret një tur i vërtetë force

Tirana la pas vit të shkëlqyer, teksa e mbylli 2021-shin si kampione dimri. Bardheblutë po kalojnë një formë mjaft të mirë nën drejtimin e Shehit, pasi nuk janë ndalur as nga rivalët e drejtpërdrejtë për titull. Por viti i ri nis me malore për kryeqytetasit, ashtu sikurse u mbyll viti që shkoi. Pasi kaloi rivalë si Laçi, kampionët në fuqi të Teutës dhe derbin e zjarrtë me Partizanin, një tjetër tur i vërtetë force i pret këtë muaj.

Java e 16 e “Abissnet Superiores” rezervon “klasiken“ e futbollit shqiptar. Tirana pret Vllazninë më 15 janar, ndërsa një javë më pas luajnë derbin me Dinamon. Ndërkohë sfidat nuk mbarojnë këtu për këtë muaj, teksa në datën 30 bardheblutë do të përballen me një nga skuadrat më të mira të sezonit deri në këtë moment, Kukësin e Diego Longos./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *