“Viti i ri, e njëjta histori”/ De Bryune flet pas eliminimit: Gruaja po më pret…

Në Champions League surprizat janë të pafundme. Pas kualifikimit të Liepzig, do të ishte Lyon që do të kthente të pamundurën në realitet duke “gjunjëzuar” favoriten e këtij kompeticioni, Manchester Cityn. Francezët shënuan plot tre herë në portën e “qytetarëve” dhe siguruan një kualifikim mëse të merituar në gjysëm finale.

Në kampin e kaltër, të gjithë janë të shokuar, pasi askush nuk e priste një eleminim të tillë. Megjithatë lojtari kryesor i ekipit, ndoshta dhe më pak i pafajshmi në këtë ndeshje, Kevin de Bruyne u shpreh se nuk e habiti shumë ky eleminimin, pasi e njëjta gjë ka ndodhur dhe vitet e tjera.

” Viti i ri, por e njëjta histori. Në pjesën e parë luajtëm shumë dobët, nuk krijonim dot një aksion dhe pësuam gol. Në pjesën e dytë u rikthyem në formën më të mirë, krijuam shumë raste për gol dhe arritëm të barazonim. Por në këto sfida ndikon shumë fakti i të shënuarit dhe të mos shënuarit. Goli i dytë i tyre erdhi shpejt, pastaj 1-3 na nxorri knockout.

Mëkat! Ishim duke luajtur shumë mirë, mund të kishim barazuar me Sterling dhe loja do të rihapej, por këto gjëra ndodhin në futboll. Dua me patjetër të kthehem në shtëpi, gruaja është duke më pritur. Ka qenë një sezon i gjatë dhe i lodhshëm, fatkeqësisht i pasuksësshëm.”- u shpreh në deklaratën për shtyp lojtari i kombëtares së Belgjikës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *