Ky duket të jetë viti i italianëve që pasi u shpallën kampion të Europës me futboll, tanimë kanë edhe njeriun më të shpejtë në botë. Bëhet fjalë për Lamont Jacobs që arriti të fitonte medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Në garën për 100 metra, Jacobs doli para rivalëve të tij për ta mbyllur kohën me 9.80.
Kjo është arritje e madhe për atletin italian që i sjell krenarinë e madhe vendit të tij, me çmimin që mbahej prej kohësh nga Usain Bolt. Ishte koha që kampioni nga Xhamajka të dorëzonte kurorën. /Sport Ekspres/