Vinicius Xhuniori është kurorëzuar lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Qeveria botërore e futbollit ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët e sportit më popullor në planet. Sulmuesi brazilian fitoi konkurencën me emra si Rodri, Bellinghemi, Karvahali, Mbape, Halandi apo Lautaro Martinezi.
“Dukej e pamundur për mua që të mbërrija këtu, në këtë skenë. Erdha nga një vend i vogël, pranë varfërisë dhe krimit. Tani jam këtu”, ka thënë ndër të tjera Vinicius Xhuniori./Sport Ekspres/