Vincent Kompany flet për Laçin në Europë: E pashë me Craiova-n, u shkoi gjithçka në vend

Vincent Kompany ka folur para ndeshjes me Laçin në turin e tretë në Conference League. Trajneri i Anderlehtit nuk udhëtoi drejt Shqipërisë, ndërsa ka dhënë komentin e tij mbi kurbinasit.

“Në 180 minutat e zhvilluara me Craiova-n, Laçi u mbrojt shumë poshtë dhe ka luajtur mirë në kundërsulm. Çdo gjë u shkoi siç duhej në atë ndeshje. Por është e rëndësishme që Anderlehti u kthye sërish në Europë”, tha Kompany. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *