“Ose në ekipit të parë, ose largohem”/ Mesi i ri i Barçës vendos kushtet, katalanasit mbajnë pezull transferimin në Belgjikë

Aleks Kojado është një nga xhevahiret që po rrit akademia e Barcelonës. Shpësh i cilësuar si Mesi i ri, talenti spanjoll shihet si një element mjaft i rëndësishëm për të ardhmen. Por durimi i 22-vjeçarit nuk shkon gjatë. Pas takimit të parë miqësor të luajtur në fazën përgatitore, Kojado vendosi hapur kushtet e tij. Spanjolli bëri të qartë se nuk kishte ndërmend të kthehej përsëri në ekipin B, duke synuar kështu ose ekipin e parë, ose do të largohej nga katalanasit.

Trajneri Koeman nuk i ka dhënë siguri për të qenë pjesë e projektit të tij sezonin e ardhshëm, prandaj futbollisti i ri ka hedhur sytë nga merkatoja. Kojado mësohet se ka arritur akordin në Belgjikë, ku ka pranuar të jetë pjesë e Klub Bryzh. Megjithatë, gazetari Tomas Taecke bën me dija se Barcelona mban pezull këtë transferim. Shkak është bërë fakti se belgët dëshirojnë huazimin me të drejtë blerje, ndërsa katalanasit e duan përsëri në shtëpi thesarin e tyre në fund të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online