Vila: Nuk e dimë arsyen e largimit nga Partizani, mënyra nuk ishte e këndshme

0

Emiljano Vila ka folur mbrëmë për herë të parë që pas transferimit të Skënderbeu. E ka bërë në televizion, pasi kishte refuzuar të fliste në gazeta. Mesfushori nuk e ka fshehur zhgënjimin për largimin e papritur dhe pa asnjë deklaratë zyrtare nga Partizani: “Jam mjaft i lumtur që arrita marrëveshjen me Skënderbeun. Kush e vesh fanellën e Skënderbeut ndihet shumë mirë. Nuk u ndjeva mirë që nuk isha në planet e skuadrës. Unë dua të falënderoj Partizanin për të gjithë vitet e bukura që kam kaluar te kjo skuadër. Nuk e di se pse nuk më deshën më te Partizani. Ka qenë drejtori Olsi Rama, i cili mua, Malotës dhe Krasniqit na komunikoi largimin”.

“Tani duhet të flas më shumë për të ardhmen, pra për Skënderbeun. Kam vetëm 2-3 ditë me ekipin dhe do të më duhet pak kohë për t’u përshtatur. Gjithsesi, me disa nga lojtarët kam luajtur edhe më parë, kështu që s’do të jetë e vështirë për t’u përshtatur”, ka thënë Vila në emisionin “Zona Gol” në Supersport.

Ndërkaq, në RTSH ai deklaroi: “Ndihem shumë i lumtur që arrij të transferohem te Skënderbeu. Është arritje për mua dhe për çdo lojtar. Falënderoj Partizanin për aq vite sa kam kaluar atje. Për vete nuk kam asnjë pishman, i falënderoj për aq vite sa kam kaluar atje. Më vjen keq që u ndamë në këtë mënyrë, nuk është e mirë kjo mënyrë, por futbolli kështu e ka. Do të shohim para”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.