Vijojnë punimet në stadiumin e Vorës, FSHF inspekton punimet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Zv.Presidenti i FSHF, Arben Dervishaj, së bashku me përfaqësues të Departamentit të Projekteve të FSHF-së, zhvilluan një vizitë inspektuese në stadiumin e Vorës, ku po vijojnë punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore.

Gjatë vizitës u njohën nga afër me ecurinë e projektit, i cili përfshin rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambiente të reja për stafet teknike si edhe hapësira funksionale të domosdoshme për garantimin e standardeve moderne.

Ky investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë do të transformojë plotësisht infrastrukturën e stadiumit, duke i dhënë një pamje moderne.

Për herë të parë në historinë e klubit, Vora do të luajë në “Abissnet Superiore” dhe pas përfundimit të punimeve do të zhvillojë ndeshjet në shtëpi në stadiumin e vet.