Në Kosovë kanë ardhur gjatë ditës së sotme edhe përgjigjet sa i përket licencimit të klubeve për t’u futur në Europë për sezonin 2020/2021. Kështu ka pasur përgjigje pozitive për pjesën dërrmuese të skuadrave, ku i vetmi që ka ngelur në klasë ishte Flamurtari.
Takimet e bëra nga Komisioni i Shkallës së Parë për Lincencimin e Klubeve sa i përket garave të UEFA, vendosën pas afatit kohor 4-14 maj, që të marrin përgjigje pozitive 9 prej 10 klubeve aplikuese. Ekipe si Ballkani, Drita, Gjilani, Prishtina dhe Feronikeli nuk kanë pasur asnjë gabim të bërë në aplikimin për licencimin e tyre. Ndërkohë Flamurtari që nuk e ka kaluar dot pozitivisht aplikimin, ka mundësi që të ankohet deri në datën 19 maj, duke shpresuar në kthimin e vendimit. /Sport Ekspres/
- Përgjigja pozitive për ekipet si më poshtë:
KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilan
FC Prishtina
KF Feronikeli
FC Llapi
KF Drenica
KF Trepça 89
KFF Mitrovica