“Vij nga një shtet me 4 yje botëror sipër”, presidenti i Dinamos me letër për tifozët: Gjykimin e bëjmë në fund

Dinamo shpëtoi nga rreziku i rënies në Kategorinë e Dytë, dnërsa tashmë është herdhur në merkato për të synuar ringritjen e klubit, që dikur bënte historinë në elitën e futbollit shqiptar. Presidenti Marco Pontrelli u ka dedikuar një letër të hapur të gjithë tifozëve dinamovitë, me të cilët kërkon të vendosë një komunikim dhe u kërkon mbështetje për të mirën e klubit.

Kreu i Dinamos shpjegon arsyen e përforcimeve të reja nga Pogradeci, ndërsa shton se skuadra kryeqytetase nuk nevojë për tifozë nga tastiera që marrin rolin e trajnerit dhe të ekonimistit. Dashuria për klubin është ajo që u nevojitet tashmë më shumë se kurrë. Pontrelli shton se merkato është ende e hapur, teksa u kujton të gjithëve vendin nga i cili vjen./Halit Delibashi-Sport Eskrpes/

Letra e Presidentit Marco Pontrelli:

Përshëndetje të gjithë tifozëve Dinamovitë, të më falni që nuk kam mundur të komunikoj me të gjithë ju, por kjo vetëm për faktin që jam i huaj dhe problemi është vetëm tek gjuha. Duke parë që në Shqipëri një president perfaqëson një figurë në ambjentin sportiv, mua si president dhe pergjegjës i Shoqerisë Dinamo, do të më pëlqente sëbashku me tifozët blu të vazhdojmë punën dhe të kemi një komunikim, për të dëgjuar të gjithë se cila është mënyra më e mirë për të korrigjuar dhe gabimet në zgjedhje. Ju siguroj që jam i ndërgjegjshëm për vlerën e markës Dinamo, por njëkohësisht më duhet të përsëris edhe njëherë, atë që kam thënë nga dita e parë në intervistë. Kam ardhur në një moment ku kjo skuadër, shtatë muaj më parë lundronte në fund pa shpresë, ku në kampionat kishte 1 pikë dhe me diferencë 11 pikë nga ekipi i parafundit. Sot, në reflektimin tim, është që kushdo person i ekuilibruar nuk do ta pranonte këtë rol, duke ditur që mund të hynte në historinë e Dinamos me menyrën më negative, duke e ditur që mund të shkonte në një kategori akoma më poshtë, në këndvështrimin tim ishte një sfidë ekstreme.
E dyta, një shoqeri profesioniste, duke mos patur një qendër informacioni dhe pa shumë elementë të tjerë të futbollit, pa qendër sportive, uniforma etj. pa folur për historinë, një ekip i gjendur pa asnjë trofe fizik.
Të dashur tifozë, përulësia dhe mirnjohja të bën më të madh. Qartësisht për 7 muaj në këtë aventurë, me shumë përkushtim dhe dashuri, jam munduar t’i plotësoj synimet më të rëndësishme, që ishin shpëtimi i ekipit dhe qendra sportive. Dinamo e futbollit ka të paktën, të drejtën për mbështetje morale. Në këtë moment delikat të merkatos dhe të ndërtimit të shoqerisë, Dinamo nuk ka nevojë për tifozë nga tastiera si trajnerë dhe ekonomistë, por ka nevojë për ata tifozë që japin zemrën dhe mbështetjen për më të mirën. Zgjedhja e lojtareve nga Pogradeci, është një zgjedhje teknike, në bazë të statistikave ku në fund flet fusha! Ta mbyllim sa më pozitivisht këtë komunikim, duke kujtuar që merkato nuk është mbyllur dhe gjykimin e bëjmë në fund. Dua të kujtoj që vij nga një shtet me katër yje botërorë sipër dhe natyrisht me njerëz që kuptojnë edhe jo!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *