“Vij me energji për Kombëtaren, kemi talente”, Sadiku zbulon për të ardhmen: Kam 3 oferta

Armando Sadiku do të rikthehet pas më shumë se një viti për të veshur sërish fanellën e Kombëtares. Sulmuesi shqiptar ka bërë një sezon për t’u përgëzuar te Malaga, ku tundi 13 herë rrjetën gjatë kampionatit, duke bërë që në tavlinën e tij të mos mungojnë ofertat për të ardhmen.

Në një prononcim për “Supersport” Sadiku tregon se ndihet i lumtur për rikthimin me kuqezinjtë, te të cilët beson shumë pasi ka në përbërje lojtarë të talentuar. Sa i përket të ardhmes, lojtari elbasanas bën me dije se do të vendosë pas ndeshjeve të shtatorit me Kombëtaren, ndërsa zbulon se ka 3 oferta në dispozicion për të zgjedhur.

“Jam shumë i gëzuar që jam kthyer pas një periudhe të gjatë. Si gjithmonë me shumë pozitivitet dhe me shumë energji për Kombëtaren. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Duhet të marrim seriozisht takimin e parë me Bjellorusinë, ku duhet të marrim 3 pikët. Pastaj të shikojmë edhe ndeshjen tjetër me Lituaninë. I kemi të gjitha mundësitë. Jemi një grup shumë i mirë dhe kemi shumë lojtarë të talentuar.

Kam bërë një sezon shumë të mirë dhe kam shënuar gola. Te Malaga kam luajtur 36 ndeshje, një rekord i imi këto vitet e fundit. Jam në formë shumë të mirë fizike. Shpresoj të ndihmoj edhe ekipin kombëtar këto dy ndeshje. Për të ardhmen të shohim. Kam 2-3 oferta. Do e shqyrtoj bashkë me menaxherin tim pas grumbullimit me Kombëtaren se ku do të shkoj vitin tjetër”, ka thënë Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online