VIDEO/ Lojtari i Shqipërisë e nis keq debutimin te Olimpiakosi, shënon golin e parë në…portën e tij

Andreas Ndoj ka debutuar në ditën e sotme me ekipin e parë të Olimpiakosit. Lojtari 19-vjeçar është pjesë e Shpresave të Shqipërisë. Pozicioni i tij natyral është mesfushor-shkatërrues, por është përdorur nga trajneri i Olimpiakosit si qendër mbrojtës.

Vetëm 45 minuta ka zgjatur ky debutim pasi Ndoj ka shkaktuar autogol. Lojtari ishte i pafat teksa devijoi sferën dhe e dërgoi në portën e tij. Për shkak të mungesës së besimit për episodin e ndodhur, trajneri vendosi ta ndërronte këtë lojtar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *