Crvena Zvezda ka luajtur ndeshjen e parë kundër Milanit në Europa League, ku ka barazuar me shifrat 2-2. Seria e golave do të fillonte me një dhuratë që serbët i bënë Milanit, teksa në minutën e 42-të Pankov bën një gafë qesharake në zonë dhe e dërgon topin në portën e tij.
Vendasit shlyejnë shpejt gabimin dhe barazojnë me një 11 metërsh pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, por buzëqeshja në fytyrën e tyre nuk do të zgjaste shumë. Kur kronometri shënonte minutën e 61, mbrojtja e Zvezdas shakton një penallti në zonë, duke i dhënë kështu mundësinë Milanit të kalojë në avantazh falë Teo Hernandezit.
E si për të mos mjaftuar me kaq, skuadra e Stankoviç është detyruar që një pjesë të lojës ta zhvillojë edhe me 10 lojtarë, teksa Rodiç u ndëshkua me karton të kuq. Por epërsia numerike nuk i shërbeu “djajve”, të cilët befasohen në sekondat e fundit të ndeshjes, kur Pavkov tund rrjetën dhe rrëmben barazimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
1 je Pavkov! pic.twitter.com/zZsb4KaXlj
— Živorad Milenkovic (@babamandrak) February 18, 2021
https://twitter.com/BestOfSerieA/status/1362472412336562177