VIDEO/ Zonja dhe zotërinj, përpara jush është “braziliani” Kristjan Asllani! Shikoni sesi e turpëroi Theo Hernandezin me një lëvizje

Kristjan Asllani ka fituar trofeun e parë me Interin. Zikaltërit ia dolën me shifrat 3-0 ndaj Milanit në Superkupën e Italisë. Në minutën e 84 të takimit është aktivizuar edhe mesfushori shqiptar. Ky i fundit rrëmbeu vëmendjen e tifozëve në të 94.

Me një lëvizje shumë të bukur, Asllani e dërgoi Theo Hernandezin nga Arabia Saudite ku u luajt takimi në San Siro. Komente vlerësuese kanë shpërthyer në rrjetet sociale për lojtarin e Kombëtares që tregon stilin e lojës së një lojtari brazilian. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *