Milani humbi në shifrat 4-3 ndaj Fiorentinës në transfertë, në një ndeshje që ofroi shumë spektakël në Serinë A. Por takimi do të hapej me gafën fatale të 22-vjeçarit Gabbia. Pasi Tatarusanu nuk arriti që të kontrollonte një top të thjeshtë, Gabbia vepron edhe më keq.
Në portën e boshatisur dhe në zonën e pushtuar me lojtarët kundërshtarë, mbrojtësi kërkoi që të mbronte topin duke dështuar keq pasi Duncan e dërgoi në rrjetë me një prekje. Kaq mjaftoi që Zlatan Ibrahimovic t’i ulërinte në fytyrë, duke ia shtuar më tepër dozën e fajit.
Në rrjetet sociale ka pasur jo pak kritika për suedezin që nuk e kurseu shokun e skuadrës. Gabbia kishte vetëm ndeshjen e dytë me Milanin si titullar dhe sigurisht që nuk mund të pritet perfeksioni prej tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/