Paraqitje pozitive vijnë nga lojtarët shqiptarë në Slloveni. Xhuliano Skuka ka shënuar golin e parë në kampionat në ditën e sotme. Sulmuesi hyri nga stoli dhe vetëm shtatë minuta nga aktivizimi do të shkundte rrjetën, për të barazuar përkohësisht ndaj Bravo në transfertë.
Megjithatë vendasit fituan 2-1 dhe Skuka nuk arriti dot që të gjente një tjetër gol. Nga krahu tjetër Redi Kasa i shkoi fare pranë super golit te Olimpija Ljubjana. Ish-lojtari i Egnatias lëshoi një raketë nga distanca e cila tronditi traversën e Domzales, me zhurmën që pushtoi stadiumin. /Sport Ekspres/