VIDEO/ Zhonglime në zonë dhe spektakël në golin e parë, Interi: Magjia e parë e Asllanit si zikaltër

Kristjan Asllani ka shënuar dje golin e tij të parë me Interin. Zikaltrit zhvilluan një takim miqësor kundër Milaneses, që përfundoi me fitoren e thellë 10-0 të nënkampionëve të Serisë A. Mesfushori shqiptar ka lënë menjëherë shenjë te Interi, teksa gjeti tundi për herë të parë rrjetën me ekipin e tij.

Asllani rrëmbeu bukur një top nga kundërshtari dhe më pas me disa zhonglime shmang mbrojtësat për të lëshuar një diagonale që ndalet në rrjetë. 20-vjeçari ka dhuruar spektakël në zonë, duke tërhequr edhe vëmendjen e Interit. Përmes faqes zyrtare në “Twitter“, zikaltrit kanë ndarë me tifozët dy foto nga momenti kur Asllani shënon golin, të shoqëruar me fjalët: “Magjia e parë e Kristjanit si zikaltër“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online