Edon Zhegrova duket se ka rilindur këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është shfaqur sërish protagonist për Juventusin. Pas dy golave të shënuar javën e shkuar, mbrëmjen e sotme ai ka ndihmuar ekipin me një asist.
Bardhezinjtë kanë mpshtur Atalantën me shifrat 2-0. Ndeshja u zhbllokua nga Konseisao në minutën e 28, ndërsa në të 77 goli nisi nga këmba e Zhegrovës. Ky i fundit ekzekutoi me përsosmëri një goditje nga këndi, e cila më pas u shndërrua në gol nga Bremeri./Sport Ekspres/