“Zgjohet” Milani i Stefano Piolit. Skuadra italiane i ka dhënë fund rezultateve negative të 4 ndeshjeve radhazi në kampionat. Kuqezinjtë janë rikthyer sot te fitorja, teksa kanë mposhtur me rezultatin e thellë 5-1 Kaljarin.
Pjesa e parë e takimit ofroi vetëm një gol, atë të shënuar nga Benaseri në minutën e 36 të takimit. Por fraksioni i dytë i lojës padyshim që argëtoi tifozët e Milanit që ishin të pranishëm në “San Siro”. Pulisiçi dyfishoi rezultatin në minutën e 59, ndërsa 4 minuta më vonë Kaljari ngushtoi diferencat me atë të Nandezit.
Ndërkohë, Milani nuk u ndal me kaq. Në minutën e 74-t ishte Reijndersi ai që shënoi të 3-tin për kuqezinjtë, ndërsa në të 83-tën Leao shtoi emrin e tij në listën e golashënuesve. Vetëm 3 minuta më vonë, ishte sërish Pulisiçi ai që ndëshkoi Kaljarin dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 5-1. Milani shkoi në kuotën e 64 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje. Ndjekësi më i afërt është Bolonja, që gjendet 7 pikë larg ekipit të drejtuar nga Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??| GOAL: PULISIC WITH A BRACE!!
Milan 5-1 Cagliari
— GOALSbible (@goalsbiblefc) May 11, 2024