(VIDEO) “Zgjohet” Manxhukiç, Juventusi me pikë të plota!

Nuk shënon Dibala dhe as Higuain, por “zgjohet” Mario Manxhukiç, i cili ndaj Fiorentinës është i vetmi që tregon dëshirë dhe sidomos vendosmëri, ashtu si edhe Kuadrado. Pikërisht kroati, me kromimin e kolumbianit, gjen devijimin deçiziv me kokë, në shtyllë të dytë, duke ngritur në këmbë stadiumin. Ka qenë një ndeshje e vështirë ajo e bardhezinjve në Torino, sidomos në pjesën e parë, ku ka fituar më shumë mërzia, teksa Fiorentina ka preferuar të luajë “shah” dhe të mbrohet me shumë “ushtarë”.

https://www.youtube.com/watch?v=kq8Yce-mcnc

Në fakt, përveç dy tentativave të rrezikshme të Dibalasë dhe Higuainit (i pari gabon në trajektore, i dyti sheh portierin protagonist), asgjë nuk ndodh. Në pjesën e dytë, skuadra e Alegrit zbret në fushë me një tjetër ritëm dhe gjen menjëherë golin, teksa VAR futet në lojë, kur në minutën  e 65-të, arbitri akordon penallti për kontakt në zonë mes Badelj dhe Matuidi. Por, teknologjia tregon se ndërhyrja është bërë jashtë. E verdha e dytë për kroatin dhe i kuq. Kuadrado është më i rrezikshmi, ndërsa Bernardeski aktivizohet vetëm 8 minuta nga fundi. Sakaq, në minutat e fundit, skuadra vjollcë provon të trembë “Zonjën”, por bën shumë pak për t’ia dalë. Një tjetër fitore, e pesta radhazi dhe 15 pikë të plota për bardhezinjtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *