Çelsi me manita, kalojnë dhe Evertoni e Arsenali

Tre nga klubet e Premier Ligës, Arsenali, Çelsi dhe Evertoni kanë prerë biletën për në turin tjetër të kupës së Ligës pas sukseseve ndaj rivalëve inferiorë.

Çelsi manita – Çelsi ka shpartalluar Notingam Forestin me shifrat 5-1. Protagonisti i mbrëmjes ka qenë sulmuesi Miçi Batshuai, autor i tri golave për kampionët e Anglisë. Dy golat e tjerë mbajnë firmën e Kenedi dhe Musondës. Çelsi ka zgjidhur gjithçka që në pjesnë e parë kur Kenedi (13’), Batshuai (19’) dhe Musonda (40’) kanë mbyllur llogaritë. Në të dytën Batshuai ka shënuar dhe 2 herë të tjera. Sa për statistikë goli i miqve me Darikva.

Evertoni i kthehet fitores – Evertoni ka lënë mënjanë zhgënjimet në Premier ligë dhe Ligën e Evropës, duke u kualifikuar mes 16 më të mirave në kupën e Ligës, pasi ka mundur me lehtësi Sandërlendin 3-0. Dominik Kalvert Luin ka shënaur dy nga golat e takimit, teksa ka vulosur gjithçka Niase.

Arsenalit i mjafton Uollkot – Biletën për më tej e ka siguruar dhe Arsenali, që ka mundur Donkasterin vetëm 1-0. Në fakt rezultati gënjen, pasi dominimi i “Topçinjve” ka qenë i plotë. Por kualifikimi është vendosur nga goli i Uollkot që në minutën e 25-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online