VIDEO/ Zëvendësimi më i panevojshëm në historinë e futbollit, lojtari i Arsenali hyn në fushë për… 12 sekonda

Mohamed Elneni ka përjetuar një nga momentet më të sikletshme të karrierës së tij. Mesfushori egjiptian e nisi nga stoli ndeshjen e fundit kundër Uest Hemit, të cilën Arsenali e fitoi me rezultatin 3-1. Ndeshja ishte e gjitha në kontrollin e “topçinjve” dhe mbeteshin edhe pak sekonda për vërshëllimën e përfundimtare të arbitrit, por kjo nuk e ka ndalur Artetën të bëjë edhe një zëvendësim të fundit. Ndoshta zëvendësimi më i panevojshëm në historinë e futbollit.

Elneni hyn në lojë dhe sapo pozicionohet mirë në fushë bëhet gati për të dalë sërish jashtë. Vetëm 12 sekonda pas aktivizimit të tij gjyqtari sinjalizon përfundimin e ndeshjes. Megjithatë egjiptiani e ka marrë me pozitivitet situatën e krijuar, ndërsa Xhaka shkon ta përqafojë për t’i mbajtur lart moralin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *