VIDEO/ Zekiç takon për herë të fundit lojtarët e Partizanit: Shpresoj t’ju shoh sërish në Europë, ndonjëherë ju kam bërtitur për t’ju shtyrë më shumë

Zoran Zekiç i ka dhënë përshëndetjen e fundit ekipit pas largimit nga Partizani. Klubi kryeqytetas ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, momentin kur trajneri kroat takohet me skuadrën, përpara së cilës mban edhe një fjalim të shkurtër. Ligjërata e tij nis me një batutë, e përfundon me një dëshirë nga ana e Zekiçit, që t’i shohë përsëri lojtarët në Europë.

“Shoh fytyra të qeshura… jam i kënaqur kur ju shoh që jeni të lumtur që po iki (qesh). Ju e dini që dëshira ime është të shkoj në shtëpi, kjo është jeta. Ju falenderoj për këto 4 muaj që kaluam bashkë dhe shpresoj të më kujtoni për mirë. Ndonjëherë ju kam bërtitur për t’ju shtytur të jepni më shumë, për arsye profesionale. Nëse do t’ju duhet ndonjë këshillë ose diçka, numrin tim e keni, më merrni kur të doni. Më merrni për gjëra profesionale, personale apo familjare. Shpresoj t’ju shoh përsëri në Europë”, ka thënë Zoran Zekiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *