VIDEO/ Ylli 17-vjeçar që luajti kundër Juventusit, shihni paraqitjen mbresëlënëse të Pedrit

0

Trajneri Koeman ka guxuar në mbrëmjen e djeshme teksa Barcelona fitoi në shifrat 0-2 ndaj Juventusit. Nga minuta e parë është vendosur talenti 17-vjeçar, Pedri. Megjithatë zgjedhja e këtij tekniku ka rezultuar si një bast i fituar pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Juventusit.

Një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës, teksa i papërmbajtshëm me driblimet e tij për t’ia vështirësuar jetën për 90 minuta më veçanërisht Kuadrados. Me teknikën e lartë në mbajtjen e topit dhe duke furnizuar gjithmonë shokët e ekipit për të qenë të rrezikshëm përpara portën kundërshtare, Barcelona është duke rritur edhe një yll tjetër për futbollin botëror. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.