VIDEO/ Yll botëror! Shihni çfarë magjie prodhon Armando Broja në fushë, “çmend” trajnerin dhe siguron Manchester City

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja është yll botëror dhe për këtë nuk duhet të keni dyshime. Pasi shpërtheu me Shqipërinë, sulmuesi ynë është aktivizuar në minutën e 74 të takimit te Southampton në ndeshjen ndaj Ëest Ham duke marrë vendin e Amstrong. Sulmuesi ka treguar se është i klasit të lartë dhe bëri diferencën në fushë duke prodhuar i vetëm për 16 minuta aq sa Southampton nuk kishte arritur dot që të rrezikonte në tërë ndeshjen. E mbi të gjitha duke ia dalë i vetëm, me cilësitë e tij individuale.

Fillimisht Broja i lë targën kundërshtarit me prekjen e parë të topit duke treguar shpejtësinë e tij dhe aftësitë dribluese. Më pas sulmuesi shqiptar merr i vetëm topin nga mesfusha dhe godet shtyllën nga distanca. Trajneri i Southampton nuk i beson syve dhe “çmendet” pasi ishte nisur që të festonte. Fati nuk ishte me Brojën që në minutën e fundit fiton duelin në ajër dhe kalon portierin, por Rice i heq topin në vijën fatale duke i anulluar golin. Pas kësaj performance Broja ka siguruar vendin e titullarit ndaj Manchester City në javën e ardhshme, nuk ka dyshime. Tre prekje topi, tre herë i rrezikshëm për rivalin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online