Zvicra fitoi me shifrat 2-0 në mbrëmjen e sotme kundër Irlandës. Në përfundimin e takimit, kishte një surprizë për Xherdan Shaqirin. Një shqiptar i dha një veshje me simbolin e UÇK, duke u siguruar që Shaqiri ta vishte gjatë intervistës.
Por futbollisti i Lyon zgjodhi që ta hiqte menjëherë nga trupi për të mos i hapur më tepër telashe vetes. Nga ana tjetër mediat në Zvicër shprehen se OKB e konsideron UCK si organizatë terr.oriste dhe për këtë arsye Shaqiri duhej të largonte telashet nga vetja. /Sport Ekspres/
??? Episodio spiacevole al termine del match della Svizzera: uno spettatore ha messo una giacca a Shaqiri con un simbolo raffigurante l’UCK, l’esercito di liberazione del Kosovo, inserito dall’ONU nella lista delle organizzazioni terroristiche#Shaqiri #UCK #WCQ2022 #RSISport pic.twitter.com/ZQuA6rGEeG
— Sport RSI (@RSIsport) October 9, 2021