VIDEO/ Xavi mblodhi lojtarët e Barcelonës para televizorit për të ndjekur Inter-Plzen, nisi të thyente objektet si i çmendur kur shënoi Dzeko

Barcelona do të luajë në Europa League për herë të dytë radhazi. Edhe pse gjatë verës u krijua një “super skuadër” e vetëshpallur, situata në fushë ishte e tmerrshme, ndaj skuadra e zgjedhur e Xavi Hernenadez dështoi në prioritetin e parë, pra vendosjen në fazën eliminatore të Champions League.

Në raundin e pestë, Barcelonës i duhej një fitore ndaj Bayernit dhe dështimi i Interit ndaj Viktoria Plzen. Mrekullia nuk ndodhi. Katalanasit humbën 0:3, ndërsa Nerazzurrët fituan 4:0.

Ndeshja në Milano u luajt në orën 18:45 dhe Xavi Hernandez vendosi të mbledhë të gjithë lojtarët në dhomën e zhveshjes së Camp Nou dhe të ndjekë ngjarjet nga Meazza së bashku me shpresën se kampioni çek do të bëjë befasinë.

Kjo lëvizje doli të ishte kundërproduktive pasi Interi fitoi shumë lehtë. Emra të njohur nga radhët e Barcelonës erdhën në ndeshje shumë më herët se zakonisht, ata u ulën të bashkuar para televizorit dhe besuan se mund të ndodhte një mrekulli e re futbollistike.

Megjithatë, në vend të një mrekullie, katalanasit i priti një dush i ftohtë. Golat e Mkhitaryan dhe Dzeko brenda pak minutash shuan të gjitha shpresat. Në rrjetet sociale nisi të qarkullonte lajmi se në momentin kur Dzeko shënoi golin e dytë të Interi, Xavi kapi një moment çmendurie dhe filloi të thyente gjërat rreth tij, ndërsa mes lojtarëve mbretëroi heshtja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *