VIDEO/ Xabi Alonsos nuk i kishte ndodhur kurrë në karrierë! Thirri i alarmuar mjekët për të ndihmuar shqiptarin, Granit Xhaka e mashtroi te goli

Granit Xhaka shënoi golin e avantazhit në ndeshjen e javës së 23 të Bundesligës kundër Mainz. Një gol mbreslënës, i cili shtangu të gjithë në stadium dhe që u vlerësua në të gjitha mediat europiane.

Por nuk mbaron me kaq, skena e vërtetë u krijua në festim. Menjëherë pasi goli u shënua, sikur të ishte realizuar nga 11-metërshi, Xhaka qëndroi i ftohtë sikur asgjë të mos kishte ndodhur, duke treguar vitet e eksperiencës mbi shpatulla.

Ai bëri si i dëmtuar, sikur të kishte një tërheqje muskulare. Trajneri Xabi Alonso u alarmua dhe i kërkoi stafit mjekësor që të hynte menjëherë në fushë për të ndihmuar Xhakën. Por trajneri nuk kishte asnjë dijeni për planin e Xhakës, që krijoi një mënyrë festimi të çuditshme.

Mesfushori shqiptar u shtir si i dëmtuar dhe më pas tregoi së bashku me shokët e ekipit se kjo ishte thjeshtë zgjedhja e mënyrës së tij të festimit. Më pas e qeshura pasoi në fytyrën e Xabi Alonsos, që nuk mund ta besonte se çfarë ndodhi. /Sport Ekspres/

Granit Xhaka fake injury
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online