VIDEO/ Vrapim nga mesfusha dhe e ndal topin në rrjetë, ish-sulmuesi i Skënderbeut vendos derbin

Ali Sou po kalon një formë mjaft të mirë me CSKA Sofien. Ish-sulmuesi i Skënderbeut shpërtheu me gola sezonin e shkuar, ndërsa hapin nuk e ka ndalur as në këtë sezon të ri. Lojtari nga Gambia ka marrë një top në mesfushë në minutën e 20, nga ku nuk e ndal vrapin dhe sapo shkel në zonën kundërshtare e dërgon topin një rrjetë.

Goli i 7 ky në kampionat për Sou, i cili vendos kështu derbin me Levskin e Sofies, teksa takimi përfundoi me shifrat minimale 1-0. Kujtojmë se 26-vjeçari shkëlqeu edhe në Europë, ku shtangu Romën me dopietën e tij në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online