Partizani-Vllaznia ishte ndeshja kryesore e javës së parë të “Abissnet Superiore”-s. Kuqeblutë kanë “tërbuar” demat në arenën e tyre. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin minimal 0-1 në favor të shkodranëve.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 30 të dhe mban autorësinë e Rejan Alivodës. Situata u përkeqësua më tepër për të kuqtë në pjesë ne dytë të saj. Zguro u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49, duke lënë Partizanin me 10 lojtarë. Në këtë mënyrë Vllaznia e pati më të lehtë të siguronte fitoren në këtë javë të parë të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/