Partizani-Vllaznia 1-2 Maguet 61’/ Jonuzi 77′, Coba 90′
Vllaznia është kthyer të marrë një fitore me shumë peshë në kryeqytet. Këtë herë shkodranët kanë mundur Partizanin me shifrat 1-2. Pjesa e parë foli vetëm për shkodranët që shpërdoruan raste të shumta. Në pjesën e dytë, të kuqtë rikthyen situatën në favorin e tyre.
Maguet realizoi golin e parë në minutën e 60, teksa sapo kishte hyrë në fushën e blertë. I njëjti futbollist shpërdoroi edhe dy mundësi të tjera të mira për të dyfishuar rezultatin. Jonuzi riktheu në lojë shkodranët me një super gol në minutën e 77, ndërsa Coba u kthye në hero me realizimin e tij në minutën e 90. Pas kësaj fitore, Vllaznia kthehet në luftën e titullit kampion. /Sport Ekspres/
Partizani: Rexhepi, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Murataj, Telushi, Hoti, Cara, Mensah
Vllaznia: Zogovic, Smajli, Gurishta, Shehi, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Marku, Mala, Hoxhaj, Kaina