Gjatë ditës së sotme ka nisur edhe faza e dytë në kampionatin shqiptar atje ku nuk ka pasur asnjë surprizë të vetme dhe kanë fituar të gjitha ekipet favorite. Vllaznia ka treguar edhe njëherë se do të luftojë deri në fund për titullin në Superiore. Pas humbjes së fundit ndaj Laçit nuk ka krizë për shkodranët pasi gjejnë menjëherë fitoren ndaj Apolonisë në shifrat 0-1. Heroi i këtij takimi ishte Hoxhaj që dërgoi bukur topin në rrjetë pas fluturimit mes mbrojtësave kundërshtarë.
Ndërkohë Partizanin e ka nderuar Tedi Cara që shënoi golin e parë në minutën e 85 dhe fitoi penalltinë në minutat e fundit, që u shndërrua në gol nga Asani. Sa i përket Laçit, Xhixha dhe Lushkja do të nderonin kurbinasit kundër Bylisit. Ndërkohë në përballjen mes Skënderbeut dhe Teutës janë dhuruar katër gola, por në fund kanë dalë fitues durraskët në shifrat 1-3. Dopieta e Krasniqit dhe goli me penallti nga Bregu e nxori realizimin për kornizë të Pusit vetëm për statistikë. /Sport Ekspres/
Ndeshjet e Superiores
Apolonia-Vllaznia 0-1 Hoxhaj 40′
Laçi-Bylis 2-0 Xhixha 32′, Lushkja 54′
Partizani-Kastrioti 2-0 Cara 85′, Asani 90′ p
Skënderbeu-Teuta 1-2 Pusi 54′ / Bregu 16′, Krasniqi 56′, 75′ p