Vllaznia është shumë larg titullit kampion. Ekipi i Mirel Josës ka bërë një tjetër hap të gabuar në kampionat, këtë herë duke u mundur 2-0 në transfertë me Lacin. Dy golat e Guindos në pjesën e parë vendosën historinë e këtij takimi.
Fillimisht duke përfituar nga një gabim fatal i Gurishtës dhe në të dytën me mbrojtjen e pavendosur të shkodranëve, Guindo i ndëshkoi miqtë. Pavarësisht tentativa të Vllaznisë, Laci u rikthye te fitorja pas 7 ndeshjeve që endej mes barazimeve dhe humbjeve. /Sport Ekspres/
Laci-Vllaznia 2-0 Guindo 31′, 42′