Erzeni-Vllaznia 1-0 Allan 22′
Një rezultat i papritur ka ardhur nga ndeshja e sotme mes Erzenit dhe Vllaznisë. Shumë vite pritje pas rikthimit në Superiore dhe Erzeni kthehet menjëherë të fitorja e parë, në ndeshjen e parë, ndaj një ekipi që synon titullin kampion. Në fakt, shkodranët mund të dalloheshin vetëm nga fanella pasi ishin ende me pushime. 90 minuta ndeshje dhe rastet e krijuara nga ekipi i Josës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke e kthyer ndeshjen shpeshherë të mërzitshme.
Goli i vetëm i takimit erdhi nga predha e Allan me goditjen e dënimit, që solli shpërthimin e festës te vendasit në minutën e 21. Vllaznia nisi që të sulmonte më tepër portën e Erzenit vetëm në fundin e takimit, me Cobën që humbi një rast flagrant. Vendasit u kthyen të gjithë mbrapa në mbrojtje të rezultatit dhe në atë mënyrë, edhe sikur ndeshja të zgjaste për 180 minuta, Vllaznia nuk do të shënonte dot. /Sport Ekspres/
Erzeni-Vllaznia do të jetë ndeshja e sotme e Superiores që do të zhvillohet në orën 17:00. Pak më parë janë bërë të njohura edhe formacionet zyrtare të ekipeve. Mirel Josa nuk ka ndryshuar shumë ekipin sa i përket dy ndeshjeve që zhvilloi në Europë me Craiovan.
Erzeni: Xhika, Iljazi-Krasniqi-Sadiki-Peposhi, Mehmeti-Kahrimanovic-Allan- Avdiu-Osmanllari, Kadriu
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta-Shehi-Juriç-Hakaj, Boshnjaku-Jonuzi-Marku, Latifi-Kaina-Hoxhaj